Mbledhje Spontane

Bari i peshkut

Përshkrimi: Bimë barishtore dyvjeçare deri 2 m e lartë, me gjethe bazale të mëdha vezake të përmbysta gjatore të plota ose ura-ura të mbuluara dendësisht me qime.  Lulet me ngjyrë të verdhë te grupuara në kalli të gjatë dhe me fill të thekëve me qime të bardha. Përhapja në Kosovë: Në vende të thata me …

Bari i peshkut Read More »

Haraqina mjekësore

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë, me rizomë të shkurtër dhe të trashë nga e cila dalin shumë rrënjë të holla. Gjethet pendore të ndara në 7-8 segmente,të poshtmet me bishta, të sipërmet pa bishta. Lulet e vogla, të bardha-trëndafili të grupuara në majë të kërcellit në lulesa vastak. Përhapja në Kosovë: …

Haraqina mjekësore Read More »

Krasta

Përshkrimi: Bimë gjysmëshkurre me kërcell gati të ngritur deri e shtrirë, pa degë zvarritëse lulembajtëse. Kërcelli 25-40 cm, nganjëherë i degëzuar, leshtak vetem mbi kënde. Gjethet 18 x 10 mm, vezake ose gjatore heshtore, shyte zaonisht pykore, të qerpikët në bazë. Kupa 3-4 mm kambanore. Kurora rreth 6 mm, e trëndafilt-purpur. Përhapja në Kosovë: Rritet …

Krasta Read More »

Tërfili i kuq

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare tufore, pak a shumë leshtake, 20-100 cm. Rizoma e drunjëzuar. Degët barishtore pak të shtrira dhe të lakuara. Gjethëzat vezake të përmbysta ose gjatore. Kokat (lulesa) 20-40 mm, me bisht të shkurtër. Kupa me gyp 3.5-4 mm me dhëmbë 2.5-4 mm. Kurora 12-16 mm, e kuqërroëmt-purpur ose e trëndafiltë. Bishtaja vezake, …

Tërfili i kuq Read More »

Vodha e egër

Përshkrimi: Bimë drunore deri 15 m i lartë, me lëvore të lëmuar. Gjethet pendore me 5-8 palë gjethëza të dhëmbëzuara.Lulet e bardha në lulesa vastak.Fruti i kuq me lëng. Përhapja në Kosovë: Rritet në pyje nga zona kodrinore deri të zona alpine. Pjesët e përdorshme:  Frutat e pjekur (Sorbi aucupariae fructus) Vjelja: frytet vjelen në …

Vodha e egër Read More »

Trumza

Përshkrimi: Bimë shumëvjeçare gati si shkurrëz me kërcej lulembajtëse zakonisht 10-40 cm, pushpak ose të shogët. Gjethet vizake-heshtore; të shogëta përveç buzëve të qerpikët, pak a shumë gjëndërore. Kupa 4-9 mm, gypore, me dhëmbë të mprehtë. Kurora 6-14 mm, zakonisht e trëndafiltë e çelët, me rrallë deri e purpurt. Përhapja në Kosovë: Rritet në shpate …

Trumza Read More »

Shtogu

Përshkrimi: Shkurre rrallë dru deri 6 m i lartë. Kërcelli dhe degët kanë ngjyrë hiri, druri në mes ka palcë të bardhë. Gjethet e përbëra nga 7 gjethëza. Lulet në lulesa ombrellë deri 30 cm. Frutat kur piqen janë ngjyrë vjollcë gati të zezë me tri fara dhe me lëng të kuq të mbylltë. Përhapja …

Shtogu Read More »

Dardha e egër

Përshkrimi: Bimë drunore 5-20 m,  me degë të pasura më gjemba degët r reja të përhime-të murrme. Gjethet eliptike, vezake ose rrotullore, pykor ose si zëmër në bazë, ura urëza si sharrëz rreth e rrotull ose vetëm në maje. Petalet eliptike deri të rrumbullakëta (10-17 x 7-13 mm. fryti 3-5 cm i rrumbullakët, i verdhë …

Dardha e egër Read More »

Aguliçe e vërtetë

Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjeçare atraktive me gjethe vezake ose vezake gjatore në rozetë me një bisht me flatra të gjera. Lulet ngjyrë ari ose të verdha në lulesa të përkulur. Kupa 8-20 mm kambanore ndërsa kurora 8-30 mm. Kapsula vezake 10-30 cm. E afërt me të në aspektin morfologjik dhe mjekësor është Primula elatior. Përhapja …

Aguliçe e vërtetë Read More »

en_USEnglish