Përshkrimi: Bimë drunore deri 15 m i lartë, me lëvore të lëmuar. Gjethet pendore me 5-8 palë gjethëza të dhëmbëzuara.Lulet e bardha në lulesa vastak.Fruti i kuq me lëng.
Përhapja në Kosovë: Rritet në pyje nga zona kodrinore deri të zona alpine.
Pjesët e përdorshme: Frutat e pjekur (Sorbi aucupariae fructus)
Vjelja: frytet vjelen në vjeshtë.
Tharja: Frutet thahen në furra në 55 0C,ose në diell. Raporti: 6:1.
Kategoria terapeutike: Laksativ, sheqer për diabetikët.
Përdorimi: Përdoret kundra sëmundjeve nervore, diabetit, artritisit, diarresë. Sorbitoli përdoret në farmaci si rregullator dhe stabilizues i organizmit.
Përgatitja dhe doza: një dozë orale duhet të përmbajë 20-30 g sorbitol si laksativ dhe ëmbëltues.
Statusi: Mjekësi tradicionale