Bimet

Bimet

 

Manushaqe shumëngjyrëshe

Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar, 20-30 cm e lartë. Gjethet e poshtme formë zemre deri vezake, ura-ura. Lulet vjollcë, të verdha ose të përlyera me ngjyra. Përhapja në Kosovë: Në vende me bar, shkurre dhe çeltira, rritet deri në zonën alpine. Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Violae tricoloris herba), rrënja (Violae  tricoloris …

Manushaqe shumëngjyrëshe Read More »

Manushaqe

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 5-20 cm lartë me ngjyrë të gjelbër. Gjethet e rrumbullakëta me bisht 1-5 cm. Lulet me ngjyrë vjollce dhe aromatike të pajisura me shpor. Përhapja në Kosovë: Në vende me shkurre dhe pyje të zonës kodrinoro-malore. Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Violae odoratae herba), rrënja (Violae  odoratae radix) Vjelja: Herba vjelët …

Manushaqe Read More »

Sporisi mjekësor

Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare deri 1 m e lartë, me kërcell katërkëndësh. Gjethet të dhëmbëzuara ose pendore të çara. Lulet pa bishta, të vogla ngjyrë trëndafili rrallë të bardha të vendosura në kallinj të gjatë qe formojnë një lulesë melth. Përhapja në Kosovë: Në vende me barë të zonës kodrinoro-malore, afër rrugëve dhe në vende …

Sporisi mjekësor Read More »

Bari i peshkut

Përshkrimi: Bimë barishtore dyvjeçare deri 2 m e lartë, me gjethe bazale të mëdha vezake të përmbysta gjatore të plota ose ura-ura të mbuluara dendësisht me qime.  Lulet me ngjyrë të verdhë te grupuara në kalli të gjatë dhe me fill të thekëve me qime të bardha. Përhapja në Kosovë: Në vende të thata me …

Bari i peshkut Read More »

Haraqina mjekësore

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë, me rizomë të shkurtër dhe të trashë nga e cila dalin shumë rrënjë të holla. Gjethet pendore të ndara në 7-8 segmente,të poshtmet me bishta, të sipërmet pa bishta. Lulet e vogla, të bardha-trëndafili të grupuara në majë të kërcellit në lulesa vastak. Përhapja në Kosovë: …

Haraqina mjekësore Read More »

Boronica

Përshkrimi: Bimë shkurrëze deri 80 cm e lartë. Gjethet e lëmuar të gjelbra formë vezake të dhëmbëzuara. Lulet kambanore, ngjyrë trëndafili në të bardhë të vetmuara. Fruti është rrushk ngjyrë blu të zezë. Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë në zonën subalpine të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare. Pjesët e përdorshme: Gjethi (Myrtilli folium) dhe fruti …

Boronica Read More »

Hithër

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 30-150 cm, më kërçep zvarritës, zakonisht dioike, e mbuluar dëndësisht me qime gjegëse. Gjethet të përkundrejta, vezake, rrallë heshtore, me dhëmbë të mëdhënjë në fund në formë zemre. Lulesa në vile deri 10 cm, e degëzuar. Lulet femër  me dy pjesë të jashtme të shkurtra dhe dy pjesë të brëndshme  2 …

Hithër Read More »

Krasta

Përshkrimi: Bimë gjysmëshkurre me kërcell gati të ngritur deri e shtrirë, pa degë zvarritëse lulembajtëse. Kërcelli 25-40 cm, nganjëherë i degëzuar, leshtak vetem mbi kënde. Gjethet 18 x 10 mm, vezake ose gjatore heshtore, shyte zaonisht pykore, të qerpikët në bazë. Kupa 3-4 mm kambanore. Kurora rreth 6 mm, e trëndafilt-purpur. Përhapja në Kosovë: Rritet …

Krasta Read More »

Tërfili i kuq

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare tufore, pak a shumë leshtake, 20-100 cm. Rizoma e drunjëzuar. Degët barishtore pak të shtrira dhe të lakuara. Gjethëzat vezake të përmbysta ose gjatore. Kokat (lulesa) 20-40 mm, me bisht të shkurtër. Kupa me gyp 3.5-4 mm me dhëmbë 2.5-4 mm. Kurora 12-16 mm, e kuqërroëmt-purpur ose e trëndafiltë. Bishtaja vezake, …

Tërfili i kuq Read More »

Bliri gjethevogël

Përshkrimi: Bimë drunore deri 30 m e lartë. Gjethet nga faqja e poshtme të shogëta, vetëm në këndet e nervurave me tufa qimesh, ngjyrë ndryshku 3-9 cm. Lulesa me 4-15 lule. Fruti rreth 6 mm. Përhapja në Kosovë: Rritet në pyje të zonës kodrinore dhe malore pastaj si dekorative në parqe dhe rreth rrugëve. Pjesët …

Bliri gjethevogël Read More »

en_USEnglish