Haraqina mjekësore

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë, me rizomë të shkurtër dhe të trashë nga e cila dalin shumë rrënjë të holla. Gjethet pendore të ndara në 7-8 segmente,të poshtmet me bishta, të sipërmet pa bishta. Lulet e vogla, të bardha-trëndafili të grupuara në majë të kërcellit në lulesa vastak.

Përhapja në Kosovë: Në Kosovë e rrallë në vende të lagështa, livadhe, buzë pyjeve nga zona kodrinore deri të zona subalpine.

Pjesët e përdorshme: Rrënja dhe rizoma (Valerianae radix).

Vjelja: Rrënjët dhe rizoma  vjelën në vjeshtë  (IX-X) ose herët në pranverë (II-IV).

Tharja: Tharja e rrënjëve bëhet  në furra në temp. 600C. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Sedativ (qetësues).

Përdorimi: Rrënjët përdorën në shërimin e sistemit nervor, epilepsisë, nervozave, lukthit, ritmit të zëmrës, rritjen e oreksit, pastrimin e gjakut, në qitjen e gurëve nga idhëza, në tejkalimin e menopauzave, klimaksit etj.

Përgatitja dhe doza: Doza ditore deri 10 g. (5 X 2 ) rrënjë  e tharë. në ditë përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj.

en_USEnglish