Rigoni
Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare aromatike deri 90 cm e lartë, e pasur më qime gjëndërore dhe gjethe vezake të kundrejta. Lulet të kuqërremta rrallë të bardha. Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me bar, shkurreta, çeltira pyjesh ose e kultivuar. Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Origani herba). Vjelja: Herba vjelët gjatë fazës së lulëzimit-verës (V-VII). …