Përshkrimi: Bimë gjysmëshkurre me kërcell gati të ngritur deri e shtrirë, pa degë zvarritëse lulembajtëse. Kërcelli 25-40 cm, nganjëherë i degëzuar, leshtak vetem mbi kënde. Gjethet 18 x 10 mm, vezake ose gjatore heshtore, shyte zaonisht pykore, të qerpikët në bazë. Kupa 3-4 mm kambanore. Kurora rreth 6 mm, e trëndafilt-purpur.
Përhapja në Kosovë: Rritet kryesisht në kullota të thata të zonave kodrinoro-malore.
Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore-herba (Thymi herba).
Vjelja: Herba vjelët nga fundi i prillit deri në gushtë (V-VIII).
Tharja: Herba thahet në furra ose vende të përshtatshme në 45-50 0C. Raporti: 5:1.
Kategoria terapeutike: Ekspektorant, spasmolitik, antibiotik.
Përdorimi: Bimë që përdorët mjaft kundra ftohjes dhe inflamacioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
Përgatitja dhe doza: 1-4 g herba e tharë në ditë përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj.
Statusi: Mjeksësi tradicionale, Pharm.; Comm.E+.