MBLEDHJA SPONTANE
Agroproduct-shpk ka 5 zona të ndryshme të çertifikuara nga trupa jonë çertifikuese dhe leje për grumbullimin e bimëve aromatike dhe medicinale nga Ministria e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Kosovës. Këto zona njihen për vlerën e lartë të biodiversitetit, shumica e këtyre zonave janë nën administrim kombëtar dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë lloj trajtimi nga Agjensia Pyjore, ata përdorin vetëm mjete mekanike për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pyllit. Në këtë listë zonash, ka zona që janë shpallur edhe si parqe kombëtare, llojet më të zakonshme të pemëve që rriten këtu janë ahu, lisi, pisha, plepi, shelgu, si dhe ka shumë hapësirë me livadhe dhe kullota. Këto zona janë të papopulluara, me lartësi mbi 800 m, nuk ka bujqësi intensive të zhvilluar dhe nuk ka burime ndotjeje.
Ne grumbullojmë rreth 60 produkte nga mbledhja spontane që konsiderohen si bimë aromatike mjekësore. Ekziston një manual i krijuar nga kompania jonë për grumbullimin e qëndrueshëm për mbledhjën spontane, dhe një manual kultivimi. Gjithashtu, efekti i mbledhjes spontane vlerësohet gjatë procesit të monitorimit. Ka një plan monitorimi funksional, i cili shoqërohet gjithmonë me foto nga terreni.