KULTIVIMI

Totali i sipërfaqes së kultivuar vetëm nga Agroprodukti këtë sezon: 61.48 ha, edhe kjo mund të ndryshojë nga sezoni në sezon, ndërkohë që kultivimi total i Agroproduktit dhe furnizuesve të tij është 420.00 ha. AP ka rreth 40 produkte nga kultivimi në parcelat tona dhe në parcelat e fermerëve.

Praktikat e kultivimit: Para së gjithash, parcelat e zgjedhura janë pjesë e procesit tonë të kultivimit vetëm pasi të bëhet vlerësimi i tyre. Ky vlerësim përfshin aspekte të përputhshmërisë me kërkesat organike, pjellorinë, aksesin e lehtë, dhe mundësitë ujitjes . Të gjitha parcelat tona të kultivimit janë nën çërtifikim organik.

sqShqip