RRETH NESH
Agroproduct-shpk është Kompani lidere në Kosovë dhe më gjërë për kultivimin, grumbullimin
dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike si dhe frutave malorë. Kjo Kompani u themelua
në vitin 2002, ndërsa sot triumfon në këtë fushë të biznesit me 40 lloje të bimëve të kultivuara,
dhe 60 lloje të bimëve të grumbulluara të gjitha me certifikim organik. Agroproduct-shpk
eksporton bimë aromatike dhe medicinale në shtetet Evropiane si: Gjermani, Zvicërr, Austri
Çeki, Bullgari, Francë dhe në Britaninë e Madhe, po ashtu në fillim të vitit 2018 kanë filluar
bashkëpunimet me SHBA dhe Kanada.
Fillimisht certifikimi i bimëve të kultivuara dhe të grumbulluara, u sigurua nga trupa çertifikuese
Zviceriane "BioINSPECTA" prej vitit 2009-2011. Kompania tani është e çertifikuar me standarde
të ndryshme si EU-Bio 834/2007, Bio Suisse, bi-OS për fara dhe fidane, FairWild, dhe gjithashtu
është e licensuar që nga viti 2009 nga Ministria e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Kosovës
për mbledhjen e bimëve dhe produkteve pyllore.
Kompania AP ka zhvilluar një sistem unik që nuk është për tu hasur askund në Europën
Juglindore, ku përmes këtij sistemi realizohet mbledhja e bimëve të fresketa në baza ditore. Në
rradhë të parë kontrollohet cilësia e produktit në pranim, dhe pastaj bëhët tharja e bimëve
në
mënyrë artificiale me temperaturë të kontrolluar duke i ruajtur vlerat e bimëve në tharje. Falë
këtij sistemi te zhvilluar, dhe cilësisë së realizuar të këtyre produkteve e kanë bërë kompaninë
Agroproduct një partner strategjik duke i mundësuar kontrata afatëgiata me Kompanitë më
prestigjioze të shteteve Europiane.
Kompania ka zhvilluar infrastrukturë moderne, duke përfshire 5000m2 investime në objekte
përpunimi, deponimi dhe tharëse moderne me siperfaqe 300m2. Kompania ka 61 punëtorë të
përhershëm, ndëresa rreth 20 punëtorë sezonal. Kompania poashtu posedon rreth 40 pika
grumbulluese në tërë territorin e Kosovës, rreth 370 mbledhës të kontraktuar të shtrirë në të
gjithë territorin e Kosovës, dhe nga ky sistem mijra familje Kosovare sigurojnë të ardhura të
vazhdueshme nga mbledhja spontane e bimëve organike.