PËRPUNIMI

Përpunimi paraprak pas korrjes:
• Pasi të bëhet grumbullimi, si të freskëta, produktet përmbajnë shumë ujë prandaj kërkojnë përpunim të menjëhershëm pas vjeljes sepse dëmtohen lehtë (humbin cilësinë).
• Parapërpunimi zhvillohet me veprimet e mëposhtme: Bimët e vjela hiqen menjëherë nga qeset e grumbullimit ose mjeti transportues, duke i vendosur në hije dhe duke i mbrojtur nga lagështia, pastaj produktet në këto kushte të përshtatshme presin që të grumbullohet e gjithë sasia e paraparë. Pas grumbullimit, transporti i produktit organizohet menjëherë në qendrën e grumbullimit, ose direkt në Agroprodukt.


Hapi përfundimtar i përpunimit:
• Menjëherë pas dorëzimit të mallit në qendrën e grumbullimit ose në objektin e AP, produktet hyjnë menjëherë në sistemin e tharjes, në tharëse termike me temperaturë të kontrolluar. Më pas malli do vazhdon në objektin e përpunimit ku secili prej produkteve hyn në shiritat transportues për procesin e pastrimit dhe më pas në makineritë e tjera përkatëse të përpunimit.

sqShqip