Trumza

Përshkrimi: Bimë shumëvjeçare gati si shkurrëz me kërcej lulembajtëse zakonisht 10-40 cm, pushpak ose të shogët. Gjethet vizake-heshtore; të shogëta përveç buzëve të qerpikët, pak a shumë gjëndërore. Kupa 4-9 mm, gypore, me dhëmbë të mprehtë. Kurora 6-14 mm, zakonisht e trëndafiltë e çelët, me rrallë deri e purpurt.

Përhapja në Kosovë: Rritet në shpate gurishtore, kullota të thata, deri në zonën malore.

Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore- herba (Saturea montanae herba)

Vjelja: korrik-shtator.

Tharja: bëhet në furra në 45 0C ose nën hije në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Stomachic, carminative.

Përdorimi: Përdoret si çaj që ndihmon tretjen e ushqimit, ndihmon lukthin, largon gazrat nga zorrët, nxit nxjerrjen e gëlbazës dhe kundra diarresë.

Përgatitja dhe doza: 2-4 gr herba të tharë në një gotë me ujë valë përdorën gjatë ditës.

Statusi: Mjekësi tradicionale

sqShqip