Shtogu

Përshkrimi: Shkurre rrallë dru deri 6 m i lartë. Kërcelli dhe degët kanë ngjyrë hiri, druri në mes ka palcë të bardhë. Gjethet e përbëra nga 7 gjethëza. Lulet në lulesa ombrellë deri 30 cm. Frutat kur piqen janë ngjyrë vjollcë gati të zezë me tri fara dhe me lëng të kuq të mbylltë.

Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të pasura në afërsi të përrenjve dhe buzë pyjeve.

Pjesët e përdorshme:  Lulet  (Sambuci flos) dhe fruti (Sambuci fructus)

Vjelja: Lulet vjelën gjatë muajt maj

Tharja: Para se të vendosen në furra duhet se paku 2-3 orë të qëndrojnë në diell. Lulet thahen në 45 0C. Raporti: 6:1.

Kategoria terapeutike: Antiseptik, astringjent, karminativ.

Përdorimi: Përdoret si çaj kundër djersitjes, pastrim të rrugëve urinare, lehtësim të kollit etj.

Përgatitja dhe doza: 10 gr. frute në 100 ml ujë valë të përgatitur pihet gjatë ditës.

sqShqip