Përshkrimi: shkurre e shtrirë 30 – 50cm me gjethe të plota, të qëndrueshme gjatë dimrit, 12 – 30 x 4 – 12mm. Lulet ( petalet ) të bardha, me mjë ngjyrë trëndfili. Fruti kur piqet është i kuq . Lulëzon nga Maji deri në Qershor.
Përhapja në Kosovë: e përhapur kryesisht në vende me diell, në kullota e shkëmbinjë të zonës subalpine dhe alpine të Maleve të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare.
Pjesët e përdorshme: gjethet ( Uvae Ursi Folium ).
Vjelja: vjelen gjethet e reja gjatë muajve VII – X.
Tharja: në diell, dhoma të freskëta ose furra në shtresa të holla në temp. 50 °C.
Raporti: 4:1.
Kategoria terapeutike: Antiseptik.
Përdorimi: tradicionalisht përdoret për pastritmin e veshkave dhe rrugëve urinare nga bakteret.
Përgaditja dhe doza: gjethet e thara të blura qiten në 200ml ujë të valë. Çaji pihet tri herë në ditë nga një gotë jo më gjatë se një javë Kjo nuk guxon të përsëritet më shumë se 5 herë brenda vitit.
.