Pelini

 

Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjecare 30 – 90cm. E tërë bima ngjyrë hiri e bardhme aromatike e fortë. Gjethet të mbuluara dendësisht me qime të bardha si mëndafsh dhe me vriguj afro 1mm të gjera. Kaptinat me diametër 3 – 4mm. Lulet të verdha në lulesë si piramidë.

Përhapja në Kosovë: afër rrugëve, në vende me bari, vende me gurë – gurishtore dhe e kultivuar.

Pjesët e përdorshme: e tërë pjesa mbi tokë ( Absinthii herba ).

Vjelja: vjelet herba gjatë verës ( VI – VIII ) .

Tharja: në diell, dhoma të freskëta ose ne furra në shtresa 20cm, deri në 45 °C.
Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: tonik i hidhur.

Përdorimi: tradicionalisht përdoret për stimulim të oreksit, kundër ithatit në lukth dhe zorrë. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve lokale të lëkurës.

 

Përgaditja dhe doza: 3g ekstrakt të tharë qiten në ujë të valë dhe pihen para shujtës.

  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish