Pelini i rëndomtë

Përshkrimi:Bimë barishtore shumëvjeçare  deri 1 m me gjethe pendore të vringëlluara. Kaptinat vezake ose gjatore deri 5 mm të vendosura në një lulesë melth të degëzuar. Kurora e kuqërremtë në kafe.

Përhapja në Kosovë: Afër rrugëve, në vende me bar, ara dhe e kultivuar.

Pjesët e përdorshme: gjethet, pjesa mbitokësore, rrallë rrënjët.

Vjelja: Vjelët herba dhe gjethet gjatë verës (VI-VIII).

Tharja: Në diell, dhoma të freskëta  ose furra në shtresa deri 20 cm, deri 50 0C. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Në shërimin e sëmundjeve të lukthit (stomachic), zorrëve; përdorët si aromatik i hidhur.

Përdorimi: tradicionalisht është përdorë kundër neurozave, depresionit, shqetësimeve dhe në rregullimin e ciklit menstrual gjithashtu përdorët edhe në rikthimin e oreksit.

Përgatitja dhe doza: 2 gram herba e thatë përvëlohen më 0.5  l ujë valë. Pasi të kullohet  pihet si çaj 3 herë në ditë.

  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish