Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjecare ( Gjeofite ), 25 – 40 cm, me zhardhok horizontal deri në 2 cm. Llapa e gjetheve 10 – 20 cm heshtake deri shigjetake, zakonisht e shkëlqyeshme, shpesh me njolla të zeza. Bishtat lulor të paktën sa ⅔ e gjatësisë së bishtakut. Lëpusha 10 – 20 cm, e verdhë në të gjelbërt, shpesh me buzë purpur dhe njolla rumi sa ⅔ e gjatësisë së lepushës me shtojcë të purpurt, rrallë të verdhë. Lulet shterpë të pranishme. Frytesh 3 – 4 cm.
Përhapja në Kosovë: në pyje e gardhe të zonave kidrinoro – malore.
Pjesët e përdorshme: rrënja ( Radix )
Vjelja: në vjeshtë ose herët në pranverë para se të filloi periudha vegjetative.
Tharja: në tharëse artificiale në 50 – 60 °C.
Kategoria terapeutike: diretike dhe stimulant, por jo për kohë të gjatë dhe në dozë të caktuar nga mjeku ose farmacisti.
Përdorimi: rrënjet e thara përdoren si diaforetik dhe ekspekorant, reumatik. Në mjekësinë tradicionale rrënjët e freskëta përdoren për lyerjen e nyjeve kundër dhimbjeve reumatike.