Lule Shqerre

Përshkrimi: bimë barishtore, shumëvjecare, deri në 20 cm e lartë, rrënjët kacavjerrëse, gjethet rozetë në formë lopate, kërcejtë pa gjethe me vetëm një lulesë, lulesa me lule anësore ngjyrë të bardhë ose trëndafili dhe ato qëndrore ngjyrë ari.

Përhapja në Kosovë: në livadhe dhe lugina nga zona e ulët, malore dhe subalpine.

Pjesët e përdorshme: lulesat ( Bellidi flos )

Vjelja: lulesat vjelën nga Marsi deri në Korrik.

Tharja: lulesat duhet tharë në dhoma të freskëta ose furra shtresa të holla në temp. Deri 50 °C.
Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: diuretik, pastrues i gjakut dhe mushkërive.

Përdorimi: forcon prostatën, pastron gjakun dhe mushkëritë, shëron lëndimet e brendshme dhe lëkurore.

Përgaditja dhe doza: ekstrakti i tharë përvëlohet me ujë të valë dhe pihet si çaj 3 herë në ditë dhe jo më gjatë se 8 ditë.

en_USEnglish