Përshkrimi: Dru me lëvore të bardhë deri 30 m. Gjethet 2-7cm, trekëndore ose romboide me majë të gjatë dhe të mprehtë dy herë të dhëmbëzuara si sharrë. Gjethet e reja ngjitëse, të vjetrat të shogëta. Frutet të vogla me dy flatra cipëthata.
Përhapja në Kosovë: Në pyje të zonës malore të Maleve të Sharrit dhe Alpeve shqiptare ose e kultivuar në parqe si dekorative.
Pjesët e përdorshme: Gjethet (Betulae folium), lëvorja (Betulae cortex), lëngu i nxjerrë nga lëvorja (Betulae pix).
Vjelja: Gjethet vjelën në pranverë dhe fillim të verës (IV-VI), gathët (sythat) gjatë dimrit (XII-II).
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C. Raporti: 4:1(gjethe), gathët 3:1.
Kategoria terapeutike: Diuretik (gjethet), antiseptik (lëngu i lëvores).
Përdorimi: Gjethet përdorën në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare dhe si diuretik në raste të sëmundjeve reumatizmale. Lëngu (vaj) përdoret kundër ekzemave, psoriazes etj.
Përgatitja dhe doza: Infuzionet, tinktuara dhe ekstrakti përgatitet nga 2-3 g gjethe të thara. Marrja e ilaçit mund të jetë orale (si çaj) 3 herë në ditë.