Këpurdha ushqyese

Përshkrimi: Kërpudhë ushqyese e kualitetit të lartë dhe shumë e rëndësishme. Kapela e gjerë

7-30 cm ngjyrë kafenjtë ose kafenjtë të errët. Dorëza e kërpudhës (trungu) e gjatë 8-25 cm, ngjyrë të bardhë ose gati e kafenjtë e çelët.

Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë në pyllin e dushkut, gështenjës dhe ahut. Zakonisht me e shpeshtë është në pyjet e dushkut, sidomos në pyje ku depërton nga pakë drita.

Pjesët e përdorshme: Përdoret dorëza dhe kapela.

Vjelja: Vjelën si të freskëta në korpa ose krojshe me thupra gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës (V-X),Kërpudhat e thara duhet të paketohen në kuti nga kartoni, thasë nga letra ose arka të drunjta. Pas tharjes duhet të bëhet klasifikimi në klasë të parë apo të dytë. Konservimi bëhet pasi të zihen për 15-20 minuta në ujë valë ku pastaj ju shtohet kripë kuzhine dhe thartirë limoni.

Tharja: Duhet të bëhet në furra ose në diell ku prehën në rriska të holla ku bëhet tharja.

Përdorimi: Përdorët si ushqim dietik ose si mëlmesë në ushqime të ndryshme.

en_USEnglish