Makthi

Përshkrimi: Bimë dyvjeçare me kërcell të degëzuar, gjethet treshe vezake të sipërmet eliptike. Lulet të verdha në lulesa shumë lulesh vile. E tërë bima ka aromë kumarine.

Përhapja në Kosovë: Rritet afër rrugëve, vende  me lagështirë, ara etj.

Pjesët e përdorshme:  pjesa me gjethe dhe lule (Meliloti herba).

Vjelja: Herba vjelet gjatë verës (VI-VII).

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 50 0C.  Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Kundër të ënjturit dhe si veno-tonik.

Përdorim: Përdoret në shërimin e hemorroideve, venave të zgjeruara etj.

Përgatitja dhe doza: Përgatitet si mast me të cilin lyhen hemorroidet ose mbulohen venat e zgjeruara.

sqShqip