Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe plotësisht njëherëpendore 30-120 cm. Segmentet e radhes së parë të çara thell në pjesë, por në bazë janë të bashkuara. Pjesët e segmenteve me dhëmbë shyt. Soret të vendosura në pjesët skajore të llapës së gjethes në faqen e poshtme të segmenteve, në dy anet e faqes së nervures.
Përhapja në Kosovë: E përhapur në vende gurishtore me bar kullota, djerrina nga ultësirat deri në zonën malore.
Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (herba).
Vjelja: Gjatë muajve të verës V-IX,
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 450C ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: lulet 4:1.
Kategoria terapeutike:, anthelmintik
Përdorimi: Gjethet i përdorën si anthelmintic që ishte pak toksike; por është zëvendësuar nga droga tjera më pak toksike dhe shumë efektive. Aktiviteti anthelmintic është pretenduar të jetë për shkak të acidit flavaspidik, një derivati floroglucinolik.