Rigoni

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare aromatike deri 90 cm e lartë, e pasur më qime gjëndërore dhe gjethe vezake të kundrejta. Lulet të kuqërremta rrallë të bardha.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me bar, shkurreta, çeltira pyjesh ose e  kultivuar.

Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore (Origani herba).

Vjelja: Herba vjelët gjatë fazës së lulëzimit-verës (V-VII).

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 50 0C.  Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Trajtim të lukthit, ekspektorant

Përdorim: Përdoret kundër ftohjes, gripit, dhe kundër bronkitisit etj.

Përgatitja dhe doza: 3×2 g herba në ditë përvëlohen me ujë valë dhe përdoret si çaj.

en_USEnglish