Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare e gjatë 25-1m, me lule të kuqe si gjaku; petlat të kuqe me njollë të zezë në fund. Kapsolla 1-2 cm, vezake ose rruzullore; disku i krezës me 8-12 rreze (18). Kërcelli i mbuluar me qime të hapëta-horizontale.
Përhapja në Kosovë: Nëpër grunaja, ara, vende me bar afër rrugëve
Pjesët e përdorshme: Petalet, farat.
Vjelja: maj-qershor
Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 45 0C. Raporti: 4:1.
Kategoria terapeutike: aromatik, ngjyrues.
Përdorim: Lulet janë përdorur si ngjyrues si dhe në trajtimin e dhimbjeve të buta shkaktuar nga dhimbje veshi , dhimbje dhëmbi dhe nevralgji, dhe një infuzion i petalev është marrë tradicionalisht për kollitje , pagjumësi etj.
Përgatitja dhe doza: Fara janë përdorur si një aromatizues në ëmbëlsira, bukë, sallatë frutash, japin një aromë shumë të mirë.