Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 10-40 cm me rizomë të fortë por të shkurtër dhe me gjethe rozetë. Gjethet e gjata,të ngushta me bisht të shkurtër. Lulet e vendosura në kalli ku së pari lulëzojnë lulet e poshtme të kallirit.
Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me bar, livadhe, kullota e në vende me lagështirë.
Pjesët e përdorshme: Gjethet (Plantaginis lanceolatae folium).
Vjelja: Gjethet vjelën nga muaji i V-IX.
Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 50 0C. Raporti: 6:1.
Kategoria terapeutike: Anti-inflamator, ekspektorant, diuretik.
Përdorim: Përdoret si çaj kundër kollitjes, bronkitisit, sëmundjeve të mushkërive dhe gjakderdhjeve.
Përgatitja dhe doza: 3×2 g gjethe të thara përvëlohen me ujë valë brenda ditës dhe përdoret si çaj.