Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 5-30 cm me gjethe të vendosura në rozetë. Gjethet me 3-9 nervura, pa qime ose pushpakë. Bishti i gjethes sa llapa ose me i shkurtër. Shtija lulore sa gjethet ose me e madhe. Kalliri 5-12 cm. Gypi i kurorës rreth 2 mm, i shogët heshtor deri vezak. Theket 2-3 mm dalin jashtë kurorës.
Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me bar, livadhe, kullota e në vende me lagështirë.
Pjesët e përdorshme: Gjethet (Plantaginis major folium).
Vjelja: Gjethet vjelën nga muaji i V-IX.
Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 45 0C. Raporti: 6:1.
Kategoria terapeutike: Anti-inflamator, ekspektorant, diuretik.
Përdorim: gjethet përdoren si çaj kundër kollitjes, bronkitisit, sëmundjeve të mushkërive dhe gjakderdhjeve kurse kalliri përdorët kundër rërës dhe gurëve në veshka.
Përgatitja dhe doza: çaji përgatitet nga masa e thatë ku merren 2-4 gr masë e thatë ose 3-6 gr masë e thatë në ditë. Mund të përdorët edhe si i freskët si ekspektorant dhe bronkospasmolitik.