Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjecare me rizomë zvarritës nga e cila krijohet një kërcell që rritet 10 – 70 cm.
Gjethet e ndara pendore 0.5 – 1.2 cm të gjera, pak a shumë me push. Braktet e mbështjellës gati të shogëta.
Luet e bardha deri në të verdha të vendosura në kaptinëza me diametër 3 – 5 mm, të vendosura në vastak të dendura.
Përhapja në Kosovë: e përhapur në livadhe dhe vende të thata me barë.
Pjesët e përdorshme: tërë pjesa mbi tokësore ( Millefolii Herba ) ose vetëm majat e lulëzuara
( Millefolii Flos ).
Vjelja: posa të fillon të lulëzimi ( Maj – Stator ), prerja bëhet me drapër ose gërshërë.
Tharja: lulet dhe herba thahen në furra ose nën hije në temp. 45 – 50 °C.
Raporti: 4:1.
Kategoria terapeutike: anti – artritik, anti – inflamator, diuretik.
Përdorimi: kundër artritisit, astmës, hemorroideve, përmirësimin e oreksit, kundër gazrave në orgaet e tretjes etj.
Përgaditja dhe doza:
për përdorim të brendshëm: 4g herba ose 3g lule në 100ml ujë përgaditen si çaj dhe pihen 3 herë në ditë nga një gotë.
për përdorim të jashtëm: 100g herba vendosen në 20 litra ujë.