Trasta e bariut

Përshkrimi: Bimë njëvjeçare, me qime të pakta, ose e shogët. Kërcelli I thjeshtëose I degëzuar, 30-60 cm. gjethet bazale në rozetë, shumë a pak me bishtak, të plota ose ferrake; kërcelloret kërcelpushtuese me veshëza. Lulet të bardha ose trendafili, pa erë. Petalet 2-3 mm, gati dy here sa sepalet. Fryti  silikëz 6-9 mm. shtyllëza rreth 0.25 mm.

Përhapja në Kosovë: Në vende të thata e me bar si bimë e zakonshme

Pjesët e përdorshme:  pjesa mbitokësore (Bursae pastoris herba)

Vjelja: herba vjelët gjatë periudhës kur bima është në lulëzim duke filluar nga marsi deri në fund të korrikut.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 450C. Raporti: 4:1(herba)

Kategoria terapeutike: Antihemoragjik, antiseptik urinar.

Përdorimi: kundër hemorragjive, diaresë, gurve në rrugët urinare, kundër plagëve dhe dhimbjeve të veshit.

Përgatitja dhe doza: Herba (3-5 gr. masë e thatë në një gotë me ujë të valë/ose 10-15 gr në ditë) tradicionalisht është përdorur si çaj për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.

Statuti: Pharm; Comm.E+.

en_USEnglish