Murrizi

Përshkrimi: Shkurre ose dru deri 10 m. Me gjethe me 3-7 vriguj gjator të mprehta ose gati shyte. Ndajgjethëzat të plota, heshtore. Lulet me diametër 8-15 mm të vendosur në vastak. Shtyllëza 1. Fruti bërthamor 6-10 mm, i kuq.

Përhapja në Kosovë: E përhapur në pyje të dushkut, vende me shkurre  dhe djerrishte.

Pjesët e përdorshme:  gjethet me lule (Crataegi folium cum flore) dhe fruti (Crataegi fructi)

Vjelja: gjethet dhe lulet  gjatë kohës kur sa po ka filluar lulëzimi. (V-VI): Raporti 6:1, kurse frutat në vjeshtë (X-XI),

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C,  ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti 3:1.

Kategoria terapeutike: Kardiotonikë

Përdorimi: Produktet e murrizit përdorën në shërimin e sëmundjeve të zëmrës dhe insuficiencës kardiake (NYHA shkalla I dhe II).

 

en_USEnglish