Kamomili

Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare 15-60 cm. Me rrënjë të holla e gjethe të ngushta pendore të ndara 2-3 herë. Lulet me aromë karakteristike në kaptinë e cila kur këputet mbetet një hapësirë.

Përhapja në Kosovë: Rritet afër rrugëve dhe vendeve gurishtore ku shkelen..

Pjesët e përdorshme:  Lulet (Matricaria flos)

Vjelja: Lulet vjelën gjatë pranverës dhe verës (V-VIII)

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 45 0C.  Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Anti-inflamator, antiseptik, Karminativ.

Përdorim: Përdoret kundër inflamacioneve të mukozës dhe lëkurës, kundër gazrave në lukth, ngërçit si dhe si qetësues etj.

Përgatitja dhe doza: 2 g lule e tharë në një gotë përvëlohet me ujë të valë, mbulohet për 5 minuta dhe pihet si çaj.

en_USEnglish