Përshkrimi :Bimë barishtore dy ose shumëvjeçar, deri 1.5 m e lartë me gjethe të rrumbullakëta, formë veshke, formë zëmre nga 3-7vriguj ura-ura me bishta të gjatë. Petalet trëndafili deri të purpurta 13-30 mm, 3 herë me të gjata se sepalet.
Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me bar, buzë rrugëve dhe në kullota.
Pjesët e përdorshme: Gjethet (Malvae folium) dhe lulja (Malvae flos).
Vjelja: Gjethet dhe lulet vjelën gjatë pranverës dhe verës (V-VIII).
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë 45-50 0C (gjethet). Raporti:5:1 (gjethet), 8:1 (lulja).
Kategoria terapeutike: Qetësues, kundër dhimbjeve.
Përdorimi: Për shërimin e mukozës së gojës, fytit, lukthit si dhe si qetësues.
Përgatitja dhe doza: 5 g ekstrakt gjethe ose lule të thara përvëlohen në 150 ml ujë valë dhe përdorën brenda ditës.