Përshkrimi: Bimë shkurre 2-5 m i lartë me gjethe gjilpërore të gjata 10-15 mm dhe 2mm të gjëra, të drejta therëse të dendura. Është bimë dioike, ku lulet femërore janë në një bimë kurse lulet mashkullore në bimën tjetër. Dellinja e kuqe (Juniperus oxycedrus) dallon nga e para sepse i ka frytat e kuq dhe të ndarë në tri pjesë.
Përhapja në Kosovë: Rritet kudo nga zona e ulët deri të ajo e lartë.
Pjesët e përdorshme: Fruti (Junipri fructus).
Vjelja: Kur të jenë pjekur frutat (IX-X)
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 55 0C. Raporti: 4:1.
Kategoria terapeutike: Diuretik, antiseptik, antireumatik.
Përdorimi: Përmban vajra eterike që përdoren në shërimin e organeve urinare si antiseptik, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut etj.
Përgatitja dhe doza: Infuzioni duhet të përgatitet nga 0.5 g frut të grimcuar në 150 ml ujë dhe të pihet si i freskët.