Dredhëza të egra (Luleshtrydha)

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare me stolone të gjata të rrënjëzuara. Gjethet me tri gjethëza, vezake, 1-6 cm, të sharrëzuara buzëve të gjetheve, përsipër të gjelberta e me qime të rralla, përposh meqime të dendura të mendafshta. Lulet me diameter 12-15 mm, të bardha zakonisht hermaphrodite. Sepalet të hapura gjatë frutezimit.

Përhapja në Kosovë: Në pyje dhe lendina të zonës kodrinore deri të zona e lartë malore.

Pjesët e përdorshme:  Gjethet (Fragaria folium), fryti (Fragaria fructus).

Vjelja: Gjethet vjelën në pranverë dhe fillim të verës (IV-VI),  frutat vjelën gjatë pranverës dhe verës kur janë të pjekur.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 450C (gjehtet). Raporti: 4:1(gjethe),

Frutat në 50 0C (raporti 7:1)

Kategoria terapeutike: Astringent, anti-diarrhoal (kundër diares)

Përdorimi: Gjethet dhe rizomat tradicionalisht janë përdorë në trajtimin e infeksioneve të mukozës së gojës dhe fytit. Gjethet dhe frutat janë përdorur në sherimin  e veshkave si dhe në trajtimin e organeve të tretjes (ndihmon në sherimin e mukozës së zorrëve). Fryti ka përdorim të gjerë në industrinë e ushqimit dhe si liker.

Përgatitja dhe doza: 1 gr. gjethe të thara në një gotë ujë të valë mund të përdorën disa herë në ditë.

 

en_USEnglish