Përshkrimi: Bimë barishtore 20-40 cm e lartë, që ka dy lloje të kërcellit: spore-mbajtës (deri 5 mm të trash) me ngjyrë të bardheme ose si të ndryshkut që dalin herët në pranverë dhe kërcejtë shterpë me ngjyrë të blertë ku fundi i këllëfit i gjelbër në kafe.
Përhapja në Kosovë: E përhapur në toka me lagështirë, djerrishte, ara etj.
Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Equiseti herba)
Vjelja: në fillim të verës (VI-VII) kur kërcejtë të jenë të gjelbër dhe të freskët. Raporti 5:1.
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C, ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 5:1.
Kategoria terapeutike: Diuretik, antibakterial.
Përdorimi: përdoret si diuretik në infeksionet e traktit urinar, i lufton bakteret, pastron veshkat etj.
Përgatitja dhe doza: Për përdorim të brendshëm përdoren 2-4 g masë e thatë në ditë në ujë të valë si çaj 3 herë në ditë. Për përdorim të jashtëm; 10 g/1l ujë.
Statuti: Mjekësia tradicionale; Pharm.; Comm.E+.