Boronica

Përshkrimi: Bimë shkurrëze deri 80 cm e lartë. Gjethet e lëmuar të gjelbra formë vezake të dhëmbëzuara. Lulet kambanore, ngjyrë trëndafili në të bardhë të vetmuara. Fruti është rrushk ngjyrë blu të zezë.

Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë në zonën subalpine të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare.

Pjesët e përdorshme: Gjethi (Myrtilli folium) dhe fruti (Myrtilli fructus).

Vjelja: Gjethet vjelën në verë dhe vjeshtë (VIII-X) kurse frutat vjelen  në verë (VIII-X).

Tharja: Tharja e gjetheve bëhet  në furra ose vende të përshtatshme në 45-50 0C. Raporti: 6:1  kurse frutat në temp. 600C. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Antiaretik, antioksidant.

Përdorimi: Gjethet përdorën në shërimin e kollit dhe diabetit kurse fruti ka shumë antociana që kanë efekt antioksidativ, kundër gjakderdhjeve, në trajtimin e mukozës se gojës, fytit, lukthit, etj.

Përgatitja dhe doza: 3 X 1 g gjethe e tharë në ditë përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj.

en_USEnglish