Dhelprajkë

Përshkrimi: Kërpudhë ushqyese me shije të mirë, kapela e gjerë 3-7 cm, mishnore me ngjyrë të verdhë shpesh me erë limoni. Kapelat kërpudhave të reja i kanë skajet të rrumbullakëta ndërsa kapelat kërpudhave të vjetra  skajet i kanë valëzore.

Përhapja në Kosovë: Në pyjet gjetherënëse dhe pyje halore shumë e shpeshtë.

Pjesët e përdorshme: Përdoret  e terë pjesa mbitokësore (dorëza dhe kapela)

Vjelja: Bëhet bëhët me dorë, duke filluar në pranverë deri në vjeshtën e vonë (VI-XI) duhet të   transportohet në krojshe në mënyrë qe të mos ndrydhet dhe të ketë ajrosje.

Tharja: Para së të thahet prehet në rriska të holla ose mund të thahet komplet kërpudha. Tharja duhet të bëhet në tharëse ose në mungesë të tharëses në diell në shtresa të holla.

Përdorimi: Përdorët si ushqim dietik ose si mëlmesë në ushqime të ndryshme.

 

en_USEnglish