Dëllinja e zezë

Përshkrimi: Bimë shkurre 2-5 m  i lartë me gjethe gjilpërore  të gjata 10-15 mm dhe 2mm të gjëra, të drejta therëse të dendura. Është bimë dioike, ku lulet femërore janë në  një bimë  kurse lulet mashkullore në bimën tjetër. Dellinja e kuqe (Juniperus oxycedrus) dallon nga e para sepse i ka frytat e kuq dhe të ndarë në tri pjesë.

Përhapja në Kosovë: Rritet kudo nga zona e ulët deri të ajo e lartë.

Pjesët e përdorshme:  Fruti (Junipri fructus).

Vjelja: Kur të jenë pjekur frutat (IX-X)

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 55 0C.  Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Diuretik, antiseptik, antireumatik.

Përdorimi: Përmban vajra eterike që përdoren në shërimin e organeve urinare si antiseptik, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut etj.

Përgatitja dhe doza: Infuzioni duhet të përgatitet nga 0.5 g frut të grimcuar në 150 ml ujë dhe të pihet si i freskët.

en_USEnglish