Cikore

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 80-100 cm.  Me gjethe pendore të çara gjysmë-kërcell-pushtuese dhe rrënjë të trashë. Kaptinëzat 11-10 mm. Lulet blu ngjyrë qielli të gjata sa trefishi i mbështjellës.

Përhapja në Kosovë: E përhapur në vende gurishtore me bar kullota, djerrina nga ultësirat deri në zonën malore.

Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore si ekstrakt (Chelidonii herba), rrallë rrënja(Chelidonii radix).

Vjelja: Gjatë muajve të verës V-IX, kurse rrënjët në vjeshtë (IX-XI).

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 450C (lulja), rrënja deri 60 0C ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: lulet 6:1, rrënja: 3:1.

Kategoria terapeutike: Tonik, laksativ, diuretik etj.

Përdorimi: Tradicionalisht është përdorur kundër gurëve në mëshikëzën e vrerit dhe veshka, pastrimin e gjakut dhe kundër reumatizmit.

Përgatitja dhe doza: Përgatiten 40 g masë e thatë në 1 l ujë të valë dhe 3 herë në ditë pihet nga 1 gotë ujë. Mjekësia moderne rekomandon 600-900 mg (ekstrakt)/ditë. Ekstrakti përvëlohet më ujë të valë dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Shërimi duhet të zgjas së paku për 6 javë.

  

en_USEnglish