Përshkrimi: Bimë dyvjeçare me kërcell të thjeshtë ose të degëzuar 15-50cm, me gjethe bazale vezake deri eliptike në rozetë. Gjethet kërcellore të vogla me tri nervura.Lulet trëndafili ose trëndafili të purpurta.

Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në vende me barë nga zona e ultë deri në zonën subalpine..

Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore (Centaurii herba)

Vjelja: Gjatë muajve VI-VII.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C ose në dhoma ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Tonik i hidhur.

Përdorimi: Tradicionalisht është përdor herba kundër etheve, sëmundjeve të organeve tretëse, rrugëve urinare pastrimin e gjakut etj.

Përgatitja dhe doza: preferohet 6 g herba ose 1-2 g ekstrakt në ditë, si çaj (3 herë në ditë).