Agroproduct-shpk është Kompani lidere në Kosovë dhe më gjërë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike si dhe frutave malorë. Kjo Kompani u themelua në vitin 2002, ndërsa sot triumfon në këtë fushë të biznesit me 28 lloje të bimëve të kultivuara, dhe 85 lloje të bimëve të grumbulluara të gjitha me çertifikim organik. Agroproduct-shpk është e vetmja Kompani në Kosovë që bënë eksport të bimëve medicinale në Shtetet Evropiane si: Gjermani, Zvicerr, Austri Çeki, Bullgari dhe France, po ashtu në fillim të vitit 2018 kanë filluar bashkëpunimet me SHBA dhe Kanada.
95% të produkteve të çertifikuara organike eksportohen në Shtete të ndryshme Evrpoiane. Fillimisht certifikimi i bimëve të kultivuara dhe të grumbulluara, u sigurua nga trupa çertifikuese Zviceriane ‘BioINSPECTA’ prej vitit 2009-2011. Që nga viti 2012 kompania AP është e çertifikuar nga trupa çertifikuese e Shqipërisë ‘Albinspekt’
Kompania AP ka zhvilluar një sistem unik që nuk është për tu hasur askund në Evropen Juglindore, ku përmes këtij sistemi realizohet mbledhja e bimëve të freskëta në baza ditore. Në rradhë të parë kontrollohet cilësia e produktit në pranim, dhe më pastaj bëhët tharja e bimëve 100% në mënyrë artificiale me temperaturë të kontrolluar duke i ruajtur vlerat e bimëve në tharje. Falë këtij sistemi të zhvilluar, dhe cilësisë së realizuar të këtyre produkteve e kanë bërë kompaninë një partner strategjik duke i mundësuar kontrata afatëgjate me Kompanitë më prestigjioze të shteteve Evropiane.
Kompania ka zhvilluar infrastrukturë moderne, duke përfshirë 5000m² investime në objekte përpunimi dhe deponimi, tharëse moderne me siperfaqe 300m2. Kompania ka gjithësej 57 punëtor të përhershëm, ndëresa 70 punëtore sezonal. Kompania poashtu posedon gjithësej 57 pika grumbulluese në tërë terriorin e Kosovës, ku rreth 3200 familje sigurojnë të ardhura të vazhdueshme nga mbledhja spontane e bimëve organike.