Përshkrimi: Shkurre 1-3 m, ngritur me kërcej të blertë. Gjëmat (thumbat) të fortë, grremçakë ose harkor me fund të zgjatur. Gjethëza 5-7, vezake ose eliptike, të shogëta dhe pa gjëndra, me dhëmb të thjeshtë ose të dyfishtë. Lulet të vetmuar ose të pakëta në vastak. Fryti i kuq i shogët 10-20 mm, rruzullor deri eliptik.
Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me shkurre gardhe të arave ose rrënzë maleve..
Pjesët e përdorshme: fryti , farat (fryte akene) (Rosae pseudofructus), lulet e thara dhe vajrat esenciale të ekstrahuara nga lulet.
Vjelja: Frytet dhe farat (aknet), vjelën në fund të verës dhe në vjeshtë pasi të piqen, lulet vjelën në lulëzim.
Tharja: Frytet dhe farat thahen në furra 55 0C. Raporti: 6:1. Lulet thahen nën hije ose në furra në temperatur 400C.
Kategoria terapeutike: Diuretic.
Përdorimi: Frytet tradicionalisht janë përdorë si çaj gjatë inflamacioneve të rrugëve gastrointestinale. Farat janë përdorë si diuretic.
Përgatitja dhe doza: 2-2.5 gr frute të grimcuara, 1-2 gr fara të shtypura, 1-2 gr petale të thara në një gotë me ujë valë.