Kulumbria

Përshkrimi: Bimë shkurre deri 5 m me gjemba dhe gjethe eliptike vezake. Lulëzon në prill, lulet janë të bardha kurse frutat të rrumbullaket me ngjyrë të kaltër.

Përhapja në Kosovë: Rritet në mexha, buzë rrugëve, vende të papunuara etj..

Pjesët e përdorshme:  Lulja (Pruni spinosae flos) dhe fruti (Pruni spinosae fructus)

Vjelja: Lulet vjelën në prill  kurse frutat në vjeshtë (X).

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë: lulet deri 45 0C, frutat 600C.  Raporti: 6:1 (lulet), 3:1 (frutat)

Kategoria terapeutike: Astringjent, diuretik.

Përdorim: Frutat përdoren kundra inflamacioneve në trajtimin gojës, fytit, rrugëve të frymëmarrjes pastaj forcon lukthin, rritë oreksin dhe largon ngërçet në bark.

Përgatitja dhe doza: 2×2 g lule të thara përvëlohen me ujë valë dhe përdoret si çaj ose 4 g frute zihen dhe përdorën si çaj.

en_USEnglish