Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjeçare deri 2 m e lartë kërcelli i drejt, zakonisht i thjeshtë. Gjethëzat gjatore deri gjatore-heshtore, të sharruara, përsipër të shogëta, pëposh pushlore. Lulesa me diametër 5-16 cm, vastakore që duket si ombrellë. Kurora e bardhë, rrallë e trëndafiltë nga jashtë. Fryti rruzullor i zi, 4-6 mm.
Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të papunuar dhe buzë rrugëve.
Pjesët e përdorshme: Fryti (Sambuci fructus ) dhe lulet (Sambuci flos)
Vjelja: Lulet vjelën gjatë muajt maj. Frytet vjelën gjatë korrikut-gushtit pasi ta marrin ngjyrën e zezë.
Tharja: Frytet thahen në furra në temp.50 0C. Raporti: 6:1.
Kategoria terapeutike: diuretik, laksativ, tradicionalisht si diaforetik.
Përdorimi: Bimë mjekësore dhe ngjyruese. Lulet përdorën kundër djersitjes dhe urinimit me vështirësi ndërsa frytet për ndihmesë në rrugët e frymëmarrjes dhe si diuretik.