Këpurdhë ushqyese I

Përshkrimi: Është kërpudhë ushqyese e kualitetit të lartë, 8-12 cm e lartë me kapelë të zbrazët nga brenda. Kapela ka formë koni prej nga e ka marrë edhe emrin. Pjesa e jashtme e kapelës është e butë dhe me struktura të ngjashme me shumëkëndësha. Kapela zakonisht ka ngjyrë kafe ose kafe të mbyllur.

Përhapja në Kosovë: Rritet kryesisht në vende me barë të zonës së lartë malore në kuadër të pyjeve halore (pylli i hormoqit dhe bredhit). E shpeshtë është në vendet ku ka pasur zjarr.

Pjesët e përdorshme: Përdorët e tërë pjesa mbitokësore (dorëza dhe kapela)

Vjelja: Nuk duhet të vjelët në vendet ku ka pasur zjarr në vitin e parë. Duhet të vjelët herët në pranverë duke u shkri bora (V-IX)

Tharja: Duhet të thahet e tërë bima (jo të prehet në rriska), në tharëse ose në diell.

Përdorimi: Përdorët si ushqim dietik ose si mëlmesë në ushqime të ndryshme.

en_USEnglish