Përshkrimi: Bimë drunore deri 30 m e lartë. Gjethet nga faqja e poshtme të shogëta, vetëm në këndet e nervurave me tufa qimesh, ngjyrë ndryshku 3-9 cm. Lulesa me 4-15 lule. Fruti rreth 6 mm.
Përhapja në Kosovë: Rritet në pyje të zonës kodrinore dhe malore pastaj si dekorative në parqe dhe rreth rrugëve.
Pjesët e përdorshme: Lulja me brakte (Tilia flos).
Vjelja: Lulet dhe braktet së bashku vjelën posa të fillon çelja e luleve dhe mbaron kur qelin të gjitha lulet. (V-VI).
Tharja: tharja bëhet në furra ose vende të përshtatshme në 45-50 0C. Raporti: 5:1.
Kategoria terapeutike: Sedativ i butë, djersitës (diaforetik).
Përdorimi: Çaj i blinit mundëson djersitjen gjatë ftohjes dhe forcon organizmin. Veprim gati të njëjtë kanë edhe lulet e llojeve tjera të blinit.
Përgatitja dhe doza: 3 X 1.7 g lule e tharë në ditë përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj.