Sporisi mjekësor

Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare deri 1 m e lartë, me kërcell katërkëndësh. Gjethet të dhëmbëzuara ose pendore të çara. Lulet pa bishta, të vogla ngjyrë trëndafili rrallë të bardha të vendosura në kallinj të gjatë qe formojnë një lulesë melth.

Përhapja në Kosovë: Në vende me barë të zonës kodrinoro-malore, afër rrugëve dhe në vende ruderale.

Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Verbenae herba).

Vjelja: Herba vjelët gjatë verës (VI-IX).

Tharja: Tharja bëhet  në furra në temp. 45-500C. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Diuretik, ekspektorant, tonik i hidhur.

Përdorimi: Përdorët kundër migrenës, nervozave, si diuretik kundër etheve, astmës inflamacioneve dhe si e freskët në trajtimin e epilepsisë dhe çrregullimeve mendore.

Përgatitja dhe doza: Doza ditore deri 1.5 g. herba e tharë  në ditë, përvëlohet në 150 ml ujë valë dhe pihet si çaj.

en_USEnglish