Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë boshtore të trashë nga e cila dalin gjethet rozetë të çara dhe me gjemba mbi të cilat del një kaptinë deri 10 cm. Lulet të kuqërremta.

Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në kullota të zonës malore dhe subalpine..

Pjesët e përdorshme:  Rrënja (Carlina radix)

Vjelja: rrënjët duhet të vjelen në vjeshtë ose herët në pranverë.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 600C ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Antireumatik, antibiotik, bronkitis.

Përdorimi: Tradicionalisht janë përdorur rrënjët kundra reumatizmit dhe në shërimin e prostatës.

Përgatitja dhe doza: Rrënjët e thara mirë grihen dhe përgatiten si çaj që përdoret 7-10 ditë.

Statuti: Mjekësi tradicionale; Pharm