Përshkrimi: Bimë liane shumëvjeçare, me kërcell të mbështetur mbi drurë me anën e rrënjëve adventive. Gjethet lëkurore me vriguj. Degët e reja me qime si yll. Lulet të verdha në të gjelbër të grupuara në ombrella.

Përhapja në Kosovë: Rriten në pyje e ngjitur për drunjë.

Pjesët e përdorshme:  përdorën gjethet (Hederae folium)

Vjelja: Gjatë verës (V-VIII).

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 50 0C.  Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Ekspek   torant, spasmolitik, sekretolik.

Përdorimi:Tradicionalisht është përdor kundër kollit dhe infeksioneve kronike të rrugëve respiratore.

Përgatitja dhe doza: Rekomandohet 1.5 g gjethe të thara të përgatiten si çajë dhe të përdorën dy herë në ditë.