Tërfili i kuq

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare tufore, pak a shumë leshtake, 20-100 cm. Rizoma e drunjëzuar. Degët barishtore pak të shtrira dhe të lakuara. Gjethëzat vezake të përmbysta ose gjatore. Kokat (lulesa) 20-40 mm, me bisht të shkurtër. Kupa me gyp 3.5-4 mm me dhëmbë 2.5-4 mm. Kurora 12-16 mm, e kuqërroëmt-purpur ose e trëndafiltë. Bishtaja vezake, me majë të trashur.

Përhapja në Kosovë: Rritet në kullota, livadhe toka të papunuara etj.

Pjesët e përdorshme: Lulet (lulesa)

Vjelja: Lulet vjelën gjatë muajve V-X.

Tharja: tharja bëhet  në furra ose vende të përshtatshme në 4 00C. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: antioksidant, citostatic, astringjent.

Përdorimi: Në shumë vende të botës është përdor të femrat gjatë çrregullimeve në menopausë. Përdorët në trajtimin e bronhitisit, kancerit, ulcerës, astmës, sifilizit,

Përgatitja dhe doza: 3-5 gr. lule të thara qitën në ujë valë dhe pihen gjatë ditës.

en_USEnglish