Shpatorja gjermane

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare deri 1 m; me gjethe 30-35 cm të gjëra dhe kërcell që në majë mbanë lule vjollcë që dallon nga shpatorja që rritet në vende moçalore që ka lule të verdha.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me diell, livadhe dhe si e kultivuar në kopshte.

Pjesët e përdorshme:  Lëvorja e rizomës dhe rizoma (Iridis rhizoma)

Vjelja: Rizoma mblidhet në fund të verës (VIII-IX)

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 60 0C.  Raporti: 3:1.

Kategoria terapeutike: Ekspektorant dhe emulgjent.

Përdorimi: Përmban vajra eterike dhe acid oleik që përdorën në shërimin e sëmundjeve të mushkërive, kollitjes kronike, astmës dhe emfizemisë.

Përgatitja dhe doza: Rekomandohet të përdoret vetëm e kombinuar me bimë tjera.

Statuti: Mjekësi tradicionale; Pharm.

en_USEnglish