Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjecare me qepujkë  4 x 1cm , gati rruzullore.
Kërcelli 10 – 5-cm, zakonisht dycepatar dhe gjysëmcilindrik, nganjëherë trecepatar.
Gjethet 2 – 3, llapa 6 – 20cm x 15 – 80cm, gati eliptike deri vezake, majemprehtë që zgjatet në një bishtak dhe me një bazë rrotullore ose gati si zemër. Ombrella 2.5 – 6cm në diametër, me 6 – 20 lule e çlirët, këmbëzat 10 – 15mm. Segmentet e rrethlules 7 – 12mm x 2 – 2.5mm, të bardhë, heshtorë, majemprehtë. Thekët rreth 7mm. Kapsula 3 – 4mm. Lulëzon V -VI. Frytëzon VII – VII, riprodhohet me farë dhe bulb.

Përhapja në Kosovë: Alpet Shqiptare, Bjeshkët e Istogut, Malet e Sharrit.

Pjesët e përdorshme: e tërë bima.


Vjelja: gjethet vjelen gjatë muajve Maj – Qershor, Bulbi në vjeshtv ( Gusht – Shtator ).

Tharja: gjethet thahen në tharëse në temp deri në 45 °C, kurse qepujkat në 50 °C.

Kategoria terapeutike: stomatik, diuretik.

Përdorimi: gjethet dhe qepujka pvrdoren për shvrimin e sëundjeve të lëkurës, stomakut, tensionit të lartë të gjakut, për të përmirësuar oreksin etj.

Përgaditja dhe doza: për përdorim të zakonshëm gjethet dhe qepujka përdë freskëta ose si sallatë e kombinuar me perime tjera.

Leave a Reply